image Riad Sopjani ekstradohet për në Kosovë, dyshohet për një mori grabitjesh

Drejtësi

Riad Sopjani ekstradohet për në Kosovë, dyshohet për një mori grabitjesh

news image

Riad Sopjani, 23 vjeçar, është ekstraduar dje nga Shqipëria për në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Sopjani që dyshohet për një mori grabitjesh, ishte arratisur më 2020 nga Qendra Korrektuese në Lipjan.

Ai kishte ikur për në Shqipëri, ku një vit më pas ishte arrestuar nga Policia e Durrësit, në aksionin e koduar “Arratia”.

Ndërkaq gjatë ditës së djeshme është ekstraduar nga Shqipëria drejt Kosovës.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/