Kanë rezultuar negativë 95 persona të cilët po qëndrojnë të izoluar në konviktet e studentëve në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Testimi i këtij grupi u bë sot dhe ky është grupi i tretë nga Qendra e Studentëve që testohet.
“Nesër ky grup lirohet në shtëpi”, tha Izet Sadiku, infektolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ndryshe, numri i të infektuarve me koronaivrus në Kosovë ka arritur në 140. Nga ky numër, 25 janë shëruar, ndërsa një ka ndërruar jetë.
Institucionet përkatëse të Kosovës kanë vazhduar të apelojnë tek qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, të reduktojnë daljet në mënyrë që të kalohen edhe këto tri javë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të rrezikshëm për shëndetin e të gjithë qytetarëve shkaku i pandemisë COVID-19./Gazeta Sinjali/