image Rezultati final i zgjedhjeve të 14 shkurtit sipas PIPOS, VV bie në 37%

Rezultati final i zgjedhjeve të 14 shkurtit sipas PIPOS, VV bie në 37%

news image

Instituti PIPOS ka publikuar “rezultatin final” të zgjedhjeve të 14 shkurtit, bazuar në sondazhin e tij të fundit, raporton Gazeta Sinjali.

Fisnik Halimi, drejtor i këtij instituti ka shpalosur në Klan Kosova të gjeturat e këtij sondazhi dhe ka publikuar rezultatin që beson se do të dalë të dielën.

Sipas këtij sondazhi, Lëvizja Vetëvendosje do të dalë fituese e këtyre zgjedhjeve me 37.60 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 20.50 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.80 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.2 për qind.

Ky rezultat përfshin edhe vendet e rezervuara të komuniteteve joshumicë./Gazeta Sinjali/