Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme që janë të vlefshme për javën e 5-të të IPKO Superligës së Kosovës, në futboll.
Prishtina e ka shënuar fitoren e parë në këtë edicion, pasi e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 1:0. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Ahmed Januzi në minutën e 59-të.
Me të njëjtin rezultat, por si skuadër vendëse ka fituar edhe Gjilani ndaj Ballkanit, me golin e Gerhard Prognit në minutën e 47-të të ndeshjes.
Gjilani me këtë fitore ngjitet në pozitën e parë, tani me 12 pikë, ndërsa për Ballkanin kjo është humbja e parë.
Ndeshja me më së shumti gola ishte ajo mes Llapit e Dritës, e cila përfundoi me barazimin 2:2.
Për vendësit shënuan: Kastriot Selmani dhe Behar Maliqi, ndërsa për gjilanasit shënuan Liridon Leci dhe Gilberto Fortunato./Gazeta Sinjali/