image Rezultatet e IKSHPK-së e provojnë se arrestimi i pronarit të restorantit 'Ora' ishte i kundërligjshëm

Siguri

Rezultatet e IKSHPK-së e provojnë se arrestimi i pronarit të restorantit ‘Ora’ ishte i kundërligjshëm

news image

Rezultatet e analizave të kryera nga IKSHPK në rastin e dyshimeve për helmimin e 5 qytetarëve në restorantin ‘ORA në Podujevë kanë dëshmuar se arrestimi i pronarit, Ditar Hoti ishte i kundërligjshëm. Testet e kryera nga ky institut që kanë rezultuar negative dhe rezultatet nga AUV-i , kanë provuar kështu se shërbimi nga ky restorant në rastin konkret ka qenë plotësisht sipas rregullave në fuqi.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga familja Hoti dhe njoftimi i restorantit, me rezultatet që kanë vërtetuar se askush nuk është helmuar nga konsumimi i ushqimit që është servuar aty.

“Rezultatet nga Instituti Kombëtar (IKSHPK) dhe AVUK vërtetuan atë çka e tham ne dhe atë që besuat ju të dashur qytetar pra, Jemi të pastër si loti për çka ju falenderoj pa masë. Edhe përkundër vështërsive qe na u krijuan padrejtësisht, jeni ju qytetar nga Podujeva dhe e gjithë Kosova e Disapora që besuat në ne dhe na mbështet në çdo rrethanë.”, thuhet në njoftimin e familjes Hoti.

/GazetaSinjali/