image Rezultatet e fundit rreth koronavirusit sot nuk do të publikohen përmes konferencës për media

Shëndetësi

Rezultatet e fundit rreth koronavirusit sot nuk do të publikohen përmes konferencës për media

news image

Sot nuk do të ketë konferencë për media, nga ku do të publikoheshin rezultatet e 24 orëve të fundit rreth koronavirusit, siç po ndodhë ditëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në orën 15:00 rezultatet do t’i dërgohen mediave përmes emailit zyrtar, shkruan Gazeta Sinjali.

MSH ka njoftuar gjithashtu se do ta dërgojë edhe raporte rredh gjendjes në QKUK dhe nëpër spitalet e përgjithshme.

“Të nderuara media, Sot (19 korrik 2020), në ora 15:00 do t’i merrni përmes e-mailit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë materialet rreth situatës epidemiologjike për Covid-19: Raportin nga IKSHPK; Raportin rreth rasteve të Covid-19 në SHSKUK dhe në spitalet e përgjithshme si dhe karakteristike të tjera rreth Covid-19 në Kosovë. Faleminderit për bashkëpunimin!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. /Gazeta Sinjali