Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi ka njoftuar se ka vizituar në Hagë bashkëshortin e saj, njërin nga ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimin.
Selimi feston sot ditëlindjen dhe mbush 52 vite, andaj bashkëshortja e tij ka vendosur që t’ia urojë direkt nga Haga.
“Urime ditëlindja Rexhë! Gjithmonë ditëlindjet bashkë!”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.
Kujtojmë që kjo është ditëlindja e tretë me radhë që Selimi po e pret në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku po gjykohet nga Dhomat e Specializuara.