image Mbi shpinën e Mehajt, Rifat Jashari i shkruan letër Rexhep Selimit për ditëlindje - VIDEO

Sociale

Mbi shpinën e Mehajt, Rifat Jashari i shkruan letër Rexhep Selimit për ditëlindje – VIDEO

news image

Vëllai i Adem e Hamëz Jasharit, Rifat Jashari ka mërrë pjesë sot në seancën solemne për nder të “Epopesë së UÇK-së”.

Pas seancës, ai është parë në oborrin e Kuvendit të Kosovës së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Mbrotjes, Armend Mehajn.

Në shpinën e Mehajt, Jashari e ka shkruar një kartolinë për t’ia dërguar Rexhep Selimit për ditëlindje i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

Rexhep Selimi e feston ditëlindjen më 15 mars.

/GazetaSinjali/