image Rexhep Selimi ftohet nga Gjykata Speciale

Kosovë

Intervistimi/ Rexhep Selimi ftohet nga Gjykata Speciale

news image

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe tani deputeti i rizgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim.

Lajmin e ka kumtuar vetë Selimi, duke njoftuar se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Të dashur miq, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të vendit, ju njoftoj që, ashtu sikurse edhe pothuajse të gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së dhe shumë luftëtarë tjerë të Lirisë, jam i ftuar që të intervistohem nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në cilësinë e të dyshuarit”, ka shkruar Selimi.

Ai tha se intevistimi i tij do të bëhet gjatë javës së ardhshme në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Holandë. /Gazeta Sinjali/