image Rexhep Selimi flet për thumbimet e Kadri Veselit për rastin e Astrit Deharit

Kosovë

Reagim/ Rexhep Selimi flet për thumbimet e Kadri Veselit për rastin e Astrit Deharit

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka komentuar fjalimin e liderit të opozitës, Kadri Veselit, në seancën për votimin e Qeverisë Kurti, kur tha se do të flasin për organizatën “Syri i Populli” dhe  rastin e Astrit Deharit, të cilin i pari i PDK-së e quajti “vrasje”, shkruan Gazeta Sinjali.

“Do të flasim për krimet e komunistëve jugosllavë mbi shqiptarët në Kosovë. Do të flasim edhe për vrasjen e Astrit Deharit, me emrin e të cilit keni abuzuar dhe akuzuar çdo kundërshtar politik, përfshirë këta që i keni në koalicion. Do të flasim edhe për UÇK-në, edhe për SHIK-un. Do të flasim edhe për sulmet terroriste të “Syrit të Popullit”, mbi individë, familje dhe institucione. Do të flasim për të gjitha që duhet, e mbi të gjitha edhe për vrasjet politike, me të cilat shpesh është abuzuar me tragjeditë e tyre në kohë fushatash”, kishte thënë Veseli.  

Selimi tha se Veseli kishte bërë kërcënime para rastit ‘Dehari’ dhe tani kërkoi të flasin, kurse sipas tij Qeveria Kurti do të veprojë.

“Secili e din të vërtetën për ‘Syrin e popullit’, kjo është një gënjeshtër. Veseli përveç akuzave kishte edhe kërcënime. ‘Runi po e vrani vetën’. Ne kemi folur deri tash për SHIK-un, ne na mbetet për të vepruar, ai duhej të kërkonte veprime. Ne do të veprojmë për temat që nuk është vepruar që 20 vite, do të dalë e vërteta e ‘Syrit të popullit’, do të dalë e vërteta e rastiti të Astrit Deharit. Institucionet e Qeverisë Kurti do të veprojnë, do të fillojnë të verpojnë institucionet e drejtësisë”, tha Selimi në TV Dukagjini.

Deputeti i VV-së tha se fjalimi i Veselit dhe të gjitha fjalimet e opozitës ishin shumë të gjata dhe jo të zakonshme për seanca të tilla, që rend dite ka zgjedhjen e Qeverisë.

“Nuk është praktiku debati në seanca të tilla. Pasi që edhe në rend të ditë ka qenë zgjedhje e Qeverisë. Opozita filloi punën e vet në anën tjetër edhe mazhorancë filloi punën e vet. Unë po të isha në pjesë e opozitës do të isha shqetësuar, pasi nuk ishte e fokusuar në rolin opozitarizëm pasi ata e përsëriten njëri-tjetrin”, vlerësoi Selimi.

Ai thotë se nuk pret që opozita do ta luajë rolin e saj, pasi sipas tij ‘dita e mirë shihet në mëngjes!

“Ata do të vazhdojnë ta përsërisin veten si fjalimet. Ne do të kemi shumë punë në kuvend, kemi shumë ligje të cilat do të rikthehen për votim, aty do ta shohim se në cilin rol do të jetë  opozita. Ka shumë njerëz të shqetësuar nga qeveria jonë, duhet të shqetësohet secili që është përfshirë në veprime kriminale, sepse institucionet e RKS-së do të hyjnë në veprim”, ka thënë Selimi.Gazeta Sinjali/