image Revista e njohur gjermane: Në Kosovë nuk do të ketë më qeveri të krijuar nga pazaret e bodrumeve

Kosovë

''Der Spiegel''/ Revista e njohur gjermane: Në Kosovë nuk do të ketë më qeveri të krijuar nga pazaret e bodrumeve

news image

Në një analizë të revistës ‘’Der Spiegel’’, këtë të diele, është shkruar për qeverinë e re të Kosovës, kryeministrin Albin Kurtin dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmanin, duke thënë se tani më nuk ka qeveri të ish- komandantëve të korruptuar por qeveri që gëzon legjitimitet të plotë demokratik.

“Tani kjo mund të ndryshojë: në fillim të javës postin e kryeministrit në Prishtinë e mori Albin Kurti. Qeveria e tij është e para që nga fundi i luftës më 1999 që gëzon legjitimitet të plotë demokratik, ajo nuk u krijua nga pazaret e bodrumeve apo nën përkrahjen e shteteve që mbrojnë Kosovën”, shkruan “Der Spiegel”.

“Der Spiegel” kujton biografinë politike të Kurtit si lider studentor, i burgosur politik në Serbi dhe si aktivist i majtë kundër pozitës në Kosovë. VV dhe LDK në zgjedhjet e tetorit kanë fituar një shumicë të dukshme. Kurti, sipas “Der Spiegel”, konsiderohet i pakorruptuar.

‘’Kryetarja e Parlamentit, Vjosa Osmani, kritikon korrupsionin e elitave dhe ngjashëm si Kurti edhe ajo dëshiron që në Kosovë të ndërtohet një shtet ku sundon ligji’’, ka shkruar ‘’Der Spiegel’’./ Gazeta Sinjali/