image Reuters: Shqipëria e votoi qeverinë e parë të mbizotëruar nga gratë

Shqipëri

Reuters: Shqipëria e votoi qeverinë e parë të mbizotëruar nga gratë

news image

Agjencia e njohur e lajmeve, Reuters, ka raportuar për votimin e kabinetit të ri qeveritar në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali

Reuters ka theksuar faktin se kjo është qeveria e parë e mbizotëruar nga gratë që nga hyrja në fuqi e sistemit pluralist para tri dekadave.

Edi Rama u votua për herë të tretë për kryeministër, pas një seance parlamentare që zgjati më shumë se 20 orë, kjo pas fitores në zgjedhjet e prillit. Në kabinetin me 17 anëtare, 12 prej tyre do të jenë gra.

Beteja kundër diskriminimit gjinor dhe dhunës në familje mbetet shumë e hapur dhe larg fitores. Ka ende forca diskriminuese dhe energji negative që veprojnë sot në shoqërinë tonë në dëm të grave dhe vajzave”, tha Rama para se deputetët ta votonin kabinetin e tij me 77 vota për.

Olta Xhaçka do të vazhdojë të shërbejë si ministre e Punëve të Jashtme, ndërkaq, Delina Ibrahimaj, ish-drejtoreshë e autoritetet shtetëror të taksave, do të udhëheqë Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Luftimi i krimit dhe korrupsionit do të jenë prioritet në mandatin e tretë, tha Rama.

Qeveria e re ka paraparë rritje ekonomike prej rreth 4 për qind në nivel vjetor pas rënies prej 3.3 për qind vitin e kaluar për shkak të pandemisë./GazetaSinjali/