Reuters raporton se pesë persona kanë humbur jetën në aeroportin e Kabulit, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas një dëshmitari, i cili foli për agjencinë Reuters ai ka parë trupat e pesë personave në një automjet por nuk ishte e qartë nëse viktimat ishin vrarë nga të shtënat me armë apo për shkak të përplasjeve në aeroport.
Ushtria amerikane ka marrë sigurinë e aeroportit të Kabulit për të mundësuar transportin masiv të diplomatëve dhe qytetarëve të huaj pasi qeveria afgane u rrëzua të dielën.