image Shpërthim në një treg të Kabulit

Botë

Shpërthim në një treg të Kabulit

news image

Një shpërthim ka ndodhur në qendër të kryeqytetit afgan, Kabul, më 3 prill, duke lënë të plagosur dhjetëra persona.

Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet dhe autoriteti de fakto i talibanëve ende nuk ka komentuar për këtë ngjarje.

AP ka cituar dëshmitarë të kenë thënë se shpërthimi – që është i pari në Kabul në disa muaj – ndodhi brenda një tregu, ku punojnë këmbyesit e valutave të ndryshme. Tregu ishte i mbyllur në momentin e shpërthimit.

Talibanët, autoriteti i të cilëve nuk njihet ndërkombëtarisht, kanë forcuar sigurinë në mbarë vendin që prej se erdhën në pushtet gushtin e kaluar, duke ngritur pika të kontrollit në mbarë Kabulin dhe duke shtypur organizatën terroriste të Shtetit Islamik, shkruan REL.

Shpërthimi në Kabul vjen vetëm një ditë pasi në këtë shtet mysliman nisi Muaji i shenjtë i Ramazanit.

/GazetaSinjali/