image Reuters: Kosova dhe Izraeli vendosin marrëdhënie diplomatike

Politikë

Reuters: Kosova dhe Izraeli vendosin marrëdhënie diplomatike

news image

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar për normalizim të raporteve dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, raporton Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo deklaratë, sipas Reutersit, u bë në Shtëpinë e Bardhë, pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja në Kosovë u nënshkrua nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në Zyrën Ovale në prani të presidentit amerikan, Donald Trump./Gazeta Sinjali/