image Reuten: S’isha i lumtur që vizat e Kosovës u lidhën me ETIAS, por tashmë ndodhi

Kosovë

Reuten: S’isha i lumtur që vizat e Kosovës u lidhën me ETIAS, por tashmë ndodhi

news image

Ka përfunduar ceremonia e nënshkrimit të vendimit për heqjen e vizave, njofton Gazeta Sinjali.

Në një konferencë të mbajtur për media, raportuesi për vizat e Kosovës në Parlamentin Europian, Thjis Reuten, deklaroi se liberalizimi i vizave nuk mund të ndodhë para 1 janarit 2024.

Ai gjithashtu shtoi se ETIAS nuk duket të jetë funksional deri më 1 janar, duke shtuar se kushti nëse ETIAS-i është funksional apo jo më herët nuk do të përdoret.

“ETIAS nuk duket që do të jetë funksional deri në atë datë, por më kushti nuk do të përdoret. Për këtë ka qenë e rëndësishme që të kishim një datë të fundit dhe duke i parë zhvillimet përreth ETIAS, ishte befasi kusht i shtuar pa nevojë thjesht për të shtyrë kohën. E presim 1 janarin 2024”.

“Dhe, për këtë ka qenë e rëndësishme që të kishim një datë të fundit në marrëveshje dhe duke i parë zhvillimet për rreth implementimit të ETIAS-it, me gjasë do të presim atë datë”, është shprehur Reuten.

/GazetaSinjali/