image Reth 250 vullnetarë po kontribojnë në luftimin e koronavirusit në Kosovë

Kosovë

IKSHPK/ Reth 250 vullnetarë po kontribojnë në luftimin e koronavirusit në Kosovë

news image

Rreth 250 vullnetarë kanë mposhtur frikën dhe po ju ndihmojnë shtetit të Kosovës për të përballuar koronavirusin.

Faik Hoti, nga Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se këta vullnetarë janë angazhuar për të ndihmuar institucionet në menaxhimin e karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, duke u përkujdes për mirëqenien e mbi 300 qytetarëve të vendosur në këtë qendër.

Ata janë shpërndarë për të ndihmuar në IKSHPK, Klinikën Infektive, në Viti, në Han të Elezit, në Prishtinë, në Pejë.

“Vullnetarët

Nuk po ua shihni fytyrat. Por, fytyra e tyre e vërtetë është humanizmi. Janë grupi i vullnetarëve të angazhuar për të ndihmuar institucionet në menaxhimin e karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, duke u përkujdes për mirëqenien e mbi 300 qytetarëve të vendosur në këtë qendër.

Ata, sfidojnë rrethanat, kanë mposhtur frikën dhe i shërbejnë qytetarit, familjes dhe shtetit të vet në këtë kohë të vështirë.  Dhe, nuk janë pak. Rreth 250, deri tash… Shumë prej tyre janë në veprim: Në IKSHPK, në Klinikën Infektive, në Viti, në Han të Elezit, në Prishtinë, në Pejë, kudo ku e kërkon nevoja…”, Gazeta Sinjali/