image Resul Sinani e la Nismën për këtë parti

Aderimet/ Resul Sinani e la Nismën për këtë parti

news image

Ish-gazetari i Televizionit Publik të Kosovës, Resul Sinani i është bashkuar partisë së Ramush Haradinaj.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Sinani më parë ishte bërë pjesë e partisë Nisma Socialdemokrate por pas disa muajsh ka dhënë dorëheqje

“Një figurë e dëshmuar publike, aktiv në fushën e medias, profesori i gazetarisë dhe intelektuali Resul Sinani, nga sot angazhimin e tij politik do ta vazhdojë së bashku me Aleancën. Mirënjohës që ka besuar në vizionin e AAK-së, për jetësimin e synimit për Kosovën 100% shtet”.