image Reshjet e mëdha të borës, Policia e Kosovës ka një apel për qytetarët

Siguri

Reshjet e mëdha të borës, Policia e Kosovës ka një apel për qytetarët

news image

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes gjatë ngasjes së automjeteve për shkak të reshjeve të shumta të borës, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi, Policia ka kërkuar nga shoferët përshtatje të shpejtësisë, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Sinjali/