image Reshjet e borës, Imeri: Rrugët janë të kalueshme në Kosovë

Kosovë

Deklaratë/ Reshjet e borës, Imeri: Rrugët janë të kalueshme në Kosovë

news image

Drejtori i Departamentit të Rrugëve në MIA, Avdyl Imeri pas reshjeve të borës ka thënë se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme dhe pa pengesë për vozitësit.

“Operatotët e kontratuar nga Ministria kanë operuar që nga mesnata e gjatë gjithë ditës që rrugët të jenë të kalueshme dhe pa pengesë për ngasësit. Në bazë të kontratave mirëmbajtjes i kemi deri më 31 mars. Por kemi pasur edhe para njohuri se do të ketë borë. Kemi kontrata kornizë që zgjat tre vjet. Muaji prill shërben për të riparuar dëmet që janë shkaktuar në dimër”, ka deklaruar ai për Klan Kosovën.

Imeri më tej ka thënë se intervenime ka pasur edhe në vendet që janë të karantinuara.

“Kemi pasur intervenime edhe në vendet që janë të karantinuar. P.sh në fshatin Stubëll, kamioni është duke intervenuar akoma, në mënyrë që nësë paraqitet ndonjë nevojë për ndonjë intervenim në këto vende të mos kemi probleme me qasje”, ka deklaruar ai./Gazeta Sinjali/