Albena Reshitaj, e cila vjen nga AAK-ja, e që sot votoi për presidenten e Kosovës duke mos përfillur vendimet e partisë, ka mohuar se është larguar nga partia, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo ka uruar Vjosa Osmanin për postin e presidentes.
“Unë isha pjesë e kësaj seance dhe mund të them që për herë të parë kemi lënë jashtë ndikimin e Beogradit për ndërtimin e institucioneve të vendit”, tha ajo.
Reshitaj është pyetur nëse është larguar nga partia.
“Partia nuk është mbledhur. Unë jam pjesë e AAK-së, nënkryetare”, u shpreh ajo.
Reshitaj ka folur edhe për vendimet e saj nëse largohet nga partia.
“Do të mbes deputete e pavarur”, u shpreh ajo. /Gazeta Sinjali/