image Reshitaj: Shteti të financojë secilën familje që ka humbur kryefamiljarin nga COVID-19

Sociale

Reshitaj: Shteti të financojë secilën familje që ka humbur kryefamiljarin nga COVID-19

news image

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, ka pasur një kërkesë për Qeverinë Kurti dhe për Ministrinë e Shëndetësisë në veçanti, raporton Gazeta Sinjali.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Reshitaj ka kërkuar që Qeveria të financojë secilën familje e cila ka humbur kryefamiljarin si pasojë e infektimit me COVID-19.

Sipas saj, kjo ndihmë e Qeverisë duhet të zgjasë deri kur kjo familje të sigurojë një pagë, qoftë edhe nga shteti./Gazeta Sinjali/