image Reshitaj i reagon Gjinovcit: Unë kurrë pro plagjiaturës, ju a jeni duke luftuar me sinqeritet kundër kësaj dukurie?

Arsim

Reshitaj i reagon Gjinovcit: Unë kurrë pro plagjiaturës, ju a jeni duke luftuar me sinqeritet kundër kësaj dukurie?

news image

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, i ka reaguar aktivistit Rron Gjinovci duke thënë se ajo nuk e ka përkrahur plagjiaturën.

Reagimi i Reshitaj vjen pasi Gjinovci e akuzoi atë se po e përkrah plagjiaturën.

Reshitaj ka drejtuar pyetje ndaj Gjinovci se a janë duke vepruar me seriozitet në luftimin e plagjiaturës.

Reagimi i Reshitaj:

Rron Gjinovci. Une kurre Pro Plagjiatures!

Po ju sa jeni serioz per kete çeshtje dhe a jeni duke vepru me sinqeritet ne luftim te kesaj dukurie.

Eshte e veretet une jam viktime vet e Plagjiatures dhe nga te paktat hulumtuese shkencore aso kohe qe kam pas guxim intelektual me reagu e me denoncu plagjiaturen. Dhe kam besu edhe tek ju si oraganizate. S’kam qene politikane ate kohe. Tregoni sa jeni marre seriozisht me rastin dhe pse nuk i keni shkuar deri ne fund. Kam luftuar e vetme deri sa jane korruptuar edhe prokuror e avokat per me mbyll rastin.

A me keni pyet ndonjehere?!

Kete e kam shqetesimin tim sot dhe kete kerkova me e dit.

Per mua asht me rendesi shteti me verpu ne kete drejtim e me seriozitet!

/GazetaSinjali/