image Reshitaj: "Huazimin” e votave për president, subjektet e tjera e bëjnë në tavolina me dyer të mbyllura

Politikë

Reshitaj: “Huazimin” e votave për president, subjektet e tjera e bëjnë në tavolina me dyer të mbyllura

news image

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj ka thënë se qytetarët nuk po i besojnë më mendësisë së vjetër politike, pasi sipas saj, ka ardhur koha që mendësia e vjetër të ndryshohet te të gjitha subjektet politike, shkruan Gazeta Sinjali.

Reshitaj u shpreh se besojnë në figurën e Ramush Haradinajt se ai është garancë për siguri në këtë situatë të vështirë për vendin.

 “Me Ramushin president do të ketë stabilitet të qëndrueshëm politik. Unë nuk po shoh se ka kritikë ndaj Haradinajt por më shumë një revansh”, tha ajo.

Po ashtu ajo theksoi se AAK ka bashkëpunuar me subjektet politike sa herë që ka qenë në pyetje interesi i vendit.

Duke iu referuar deklaratës së Haradinajt për “huazim” të votave, Reshitaj thotë se Ramushi është transparentë me publikun për dallim nga liderët tjerë.

“Të gjitha ato që i ka thënë Ramush Haradinaj për “huazimin” e votave për president, subjektet tjera i bëjnë në tavolina me dyer të mbyllura. Nuk ka risi këtu. Mos harroni në këtë situatë aspak nuk është privilegj të jesh president”, tha Reshitaj në RTV Dukagjini.

/Gazeta Sinjali/