Nga 6 nëntori i këtij viti kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit e Zveçanit kanë dhënë dorëheqje, pas vendimit për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës nga Lista Serbe.
Komunat veriore vazhdojnë të mbesin pa zot shtëpie, derisa institucionet qendrore pa qasje në ato lokale atje. Derisa as ligji e rregulloret në fuqi të Kosovës nuk e rregullojnë saktë zëvendësimin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Ligji për VetëQeverisje Lokale dhe Udhëzimi Administrativ i Ministrisë të Administrimit të Pushtetit Lokal për përfundimin e mandatit të kryetarit të komunës nuk e ka të specifikuar këtë çështje si duhet.
Ja çfarë thotë Ligji për Vetëqeverisje Lokale, kreu i VII për udhëheqësia komunale/ ekzekutivi. Neni 56 zgjedhja e kryetarit të Komunës bëhet nëse nuk paraqitet në punë për më shumë se një muaj pa arsye.
Udhëzimi Administrativ i Ministrisë të Administrimit të Pushtetit Lokal për përfundimin e mandatit të kryetarit të komunës neni 9 zëvendësimi i kryetarit thotë: Në të gjitha rastet e përfundimit të parakohshëm të mandatit të kryetarit, zëvendësimin e tij deri në zgjedhjen e kryetarit të ri e bënë nënkryetari i komunës.
Edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se Ligji për Vetëqeverisje Lokale nuk parasheh vendosjen e administratorëve për të menaxhuar me katër komunat veriore, pas dorëheqjes së zyrtarëve serbë nga institucionet atje.
“Me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale nuk parashihet mundësia e përcaktimit apo vendosjes së administratorëve nëpër komuna. Këtë të drejtë e ka vetëm Ministria e Financave dhe vetëm në rastet kur atakohet buxheti”, ka thënë Krasniqi.