image Republika Çeke konfirmon tri rastet e para me koronavirus

Botë

Botë/ Republika Çeke konfirmon tri rastet e para me koronavirus

news image

Ministri çek i Shëndetësisë, Adam Vojtech, njoftoi se në Republikën Çeke janë shënuar tri rastet e para të prekura me koronavirus.

Vojtech tha se një prej pacientëve është një student amerikan që studionte në Milano të Italisë, i cili kishte udhëtuar në Pragë si turist, shkruan CNN. Edhe dy pacientët e tjerë kishin vizituar Italinë Veriore.

Rastet u konfirmuan nga Laboratori Kombëtar i Referencës i Qendrës së Toksikologjisë dhe Sigurisë Shëndetësore. Ministri tha se mostrat laboratorike ishin dërguar në Berlin për konfirmim të mëtejshëm./Gazeta Sinjali/