Ndonëse vitet po ecin, nostalgji për kohën kur ishim fëmijë kemi të gjithë e njëherësh edhe kujtime shumë të bukura.
Së fundmi është Fero ai i cili ka vendosur të ndajë me ndjekësit e tij në Instagram, një fotografi kur ishte fëmijë.
Reperi gjilanas është kthyer prapa në kohë, megjithëse duket tërësisht njëjtë sikurse tani, me shumë pak ndryshim në dukjen e tij.
Ish-anëtari i labelit “On Records”, është duke punuar në projekte të reja muzikore, edhe pas largimit nga ky grup, me të cilin punoi prej më shumë se dy vitesh.
Ai tashmë po vepron si artist i lirë, duke mos bashkëpunuar me asnjë label tjetër, por që shumë shpejt do rikthehet para publikut me këngë të re.
Ndërkaq, ajo e fundit mbetet “Ride or Die”, ku në klip shfaqet edhe e dashura e tij, Arbenita Ismajli, e cila është njëra nga modelet më të kërkuara në Angli.
Dyshja po ashtu tash e një kohë janë duke shijuar romancën e tyre, përkundër se shpesh u komentuan në shtypin rozë për ndarjen nga njëri-tjetri.