image Reperi i njohur gjendet i vdekur në bagazhin e një veture

Bota e Yjeve

Reperi i njohur gjendet i vdekur në bagazhin e një veture

news image

Është raportuar se ditën e sotme policia amerikane ka gjetur trupin e vdekur të reperit Brian Trotter në bagazhin e një makine, pas një përplasjeje në autostradë në Miami.

Trupi i artistit 25 vjeçar Brian Trotter, u gjet pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes.

Shoferi, 25-vjeçar, Robert Deupree Avery Coltrain, është arrestuar dhe akuzuar për vrasje të shkallës së dytë dhe për transport të paligjshëm të mbetjeve njerëzore.

Autopsia tregoi se Brian u qëllua për vdekje disa herë.

Oficerët ndërkohë deri më tani nuk kanë treguar motivet e vrasjes.

Coltrain ka qenë mik me Trotter, i njohur me emrin artistik Kent Won’t Stop, për më shumë se një dekadë.

Trotter u pa për herë të fundit më 17 tetor duke lënë shtëpinë e tij në Triangle, Virxhinia. /Gazeta Sinjali/