Reperi i njohur, Slowthai, ka goditur me gotë shampanje një person nga turma gjatë ceremonisë “NME Awards”, transmeton Gazeta Sinjali.
Ky reagim ka ardhur pasi një prej pjesëmarrësve në turmë ka komentuar komedianen e njohur, Katherine Ryan.
Pasi e gjuajti me gotë, 25-vjeçari u hodh nga skena për ta qëlluar me grushte personin që ofendoi komedianen.
Në video shihet se si reperi është ndaluar nga forcat e sigurisë që rë mos krijojë konflikt fizik./Gazeta Sinjali/