Reperi i TBA-së, Cyandie ka lëshuar akuza për Encën lidhur me videoklipin e ri.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka pak ditë që ka publikuar projektin e ri muzikor.
“Rakia”, mban titullin kënga e re e Encës, në të cilën erdhi me skena tejet provokuese bashkë me protagonistin e klipit, Beart Rexhepi.
Pikërisht këto skena u komentuan shumë në publik, e nuk munguan as kritikat, madje edhe nga ana e artistëve.
Reperi i labelit TBA, Cyandie, me anë të një postimi ka reaguar ashpër lidhur me skenat e klipit të këngës së Encës.
“Na kini helmu na kini q* ropt! Ju p***sha kulturën, po shum e flliqsina ish në kët industri të “argëtimit”. Digjenerim total!”, shkruan ai. /Gazeta Sinjali/