image Çfarë po ndodh? Enca bën merak fansat, merr vendimin e papritur

Bota e Yjeve

Çfarë po ndodh? Enca bën merak fansat, merr vendimin e papritur

news image

Enca është një nga këngëtaret më të spikatura të estradës sonë.

Këngëtaren gjithmonë jemi mësuar ta shikojmë në qendër të vëmendjes së mediave, ku shpesh ndan me ndjekësit të rejat e fundit.

Por si duket lajmi që ndau së fundmi me fansat e saj ishte aspak i mirë, duke i zhgënjyer paksa ata.

Enca zbuloi se nuk do të bëjë koncerte këtë verë, madje edhe koncertin që ishte sot nuk do e realizojë.
Ajo ka theksuar se do t’i zhvillojë ato sezonin tjetër dhe sonte nuk do të jetë në Durrës, siç ishte përfolur.

“Për të gjithë fansat që mezi presin të më shohin në koncerte, do shihemi shumë shpejt sezonin tjetër. Mezi pres dhe unë. Ps. Nuk do të jem në Durrës sonte”, shkruan ajo. Nuk dihet pse Enca e ka marrë këtë vendim, megjithatë angazhimet e saj për klipet e reja e justifikojnë mungesën në koncerte. /Gazeta Sinjali/