image Rep-artisti i famshëm në lidhje me motrën e Loredana Zefit

Bota e Yjeve

Rep-artisti i famshëm në lidhje me motrën e Loredana Zefit

news image

Reperi, Gent Fatali dhe Rozafa Zefi, e cila është motra e Loredanës përfliten për një lidhje të mundshme dashurie tash e sa kohë.

Deri tani dyshja herë e kanë mohuar, herë e kanë pohuar atë, por së fundmi duket se ka ardhur përgjigja finale.

Në emisionin “Glamour Zone” me Ester Bylykun, Genti, pranoi për herë të parë se është në një lidhje me motrën e Loredanës.

Reperi theksoi se tani është i lumtur në jetën e tij private.

Ester Bylyku: Gent, është e vërtetë që je në një lidhje me motrën e Loredanës?

Gent Fatali: “Edhe po edhe jo. Ama, nëse duhet të anoj nga njëra anë, po zgjedh 51% po”, deklaroi ai.

/GazetaSinjali/