image Rënia e qeverisë në Malin e Zi, deputeti shqiptar tregon nëse ekziston mundësia që Abazoviç të bëhet kryeministër

Rajon

Rënia e qeverisë në Malin e Zi, deputeti shqiptar tregon nëse ekziston mundësia që Abazoviç të bëhet kryeministër

news image

Gjatë një mocioni, dje Kuvendi rrëzoi qeverinë e Malit e Zi.

Lidhur me krizën politike atje ka folur deputeti i koalicionit shqiptar “Bashkë nji za”, Fatmir Gjeka.

Në një lidhje televizive ai u pyet për mundësinë nëse Dritan Abazoviç mund të bëhet kryeministri i ri në Mal të Zi dhe deputeti tha se ka mundësi reale që kjo gjë të ndodhë, raporton NOA.

Mund të flitet dhe ka mundësi reale. Dritani, apo kushdo qoftë, detyrat e tij janë integrimi drejt Perëndimit”, ka thënë Gjeka.

Deputeti shqiptar tha se qeveria ka gjashtë muaj që ka humbur besimin, e dje është rrëzuar edhe formalisht.

 /GazetaSinjali/