image Rëndohet gjendja në spitalet me pacientë me COVID-19

Shëndetësi

Rëndohet gjendja në spitalet me pacientë me COVID-19

news image

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar (SHSKUK), njofton se në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus janë të shtrirë 1.237 pacientë, ku 1.139 prej tyre janë të konfirmuar me koronavirus.

Sipas raportit ditor, 61 pacientë janë në kujdes intensiv, ndërkaq 1.060 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare janë të shtrirë 435 pacientë me COVID-19. Numri më i madh i tyre, përkatësisht 120 pacientë, po marrin trajtim në Klinikën Infektive.

Ndërkaq, në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 704 pacientë me koronavirus, ku 188 janë në spitalin e Pejës.

Njoftimi i plotë

1237 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

1139 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

1060me oksigjeno-terapi

61 në kujdes intensiv mjekësor

Në QKUK, 438 pacientë të shtrirë, 435 prej tyre Covid-19 pozitivë, 376 me oksigjeno-terapi

– Klinika Infektive, 120 pacientë

– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 86 pacientë

-Klinika Infektive 3 (Interno), 81 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 87 pacientë

– Mjekimi Intensiv Qendror Covid, 20 pacientë

– Klinika e Gjinekologjisë, 31 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 799  pacientë, 704 prej tyre Covid-19 pozitivë, 684 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 173  pacientë

– Spitali i Gjakovës, 131 pacientë

– Spitali i Pejës, 188  pacientë

– Spitali i Gjilanit, 147 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 29 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 85 pacientë/Gazeta Sinjali/