Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se pas 2.374 testimeve të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 840 persona me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë periudhë kohore janë shëruar edhe 331 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.617 që nga fillimi i epidemisë atje.
Aktualisht në 4 spitalet COVID në Shqipëri, po trajtohen 479 pacientë, 35 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.
Ndërsa, betejën me koronavirusin e kanë humbur jetën 16 qytetarë.