image Rëndohet bilanci, rritet numri i viktimave nga tërmeti në Siri

Botë

Rëndohet bilanci, rritet numri i viktimave nga tërmeti në Siri

news image

Numri i personave që humbën jetën nga tërmeti në Siri është rritur në 3.688 ndërsa numri i të lënduarve në 14.749.

Në Siri, e cila u godit nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, epiqendra e të cilave ishte Kahramanmaraşi, po vazhdojnë shpëtimet dhe heqja e rrënojave në provincat Idlib, Halep, Hama, Latakia dhe Tartus.

Sipas informacionit të gazetarit të AA-së në terren të marrë nga Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), Mbrojtja Civile (Helmetat e Bardha), autoritetet lokale, organizatat shëndetësore dhe burimet lokale, mësohet se të paktën 2.274 persona humbën jetën ndërsa më shumë se 12.400 të tjerë u lënduan në rajonet e Idlibit, “Mburojës së Eufratit” dhe në rajonin e “Degës së Ullirit”.

Shumë ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan në zonat e kontrolluara nga opozita në veri të Sirisë.

/GazetaSinjali/