Ka shkuar në shtatë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut në ishullin italian Ischia, ku tre prej tyre janë fëmijë.
Autoritetet janë në kërkim të pesë personave të zhdukur, ndërkohë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.
Rrëshqitja e dheut goditi qytetin e Casamiçiola Terme pas reshjeve të dendura në orët e para të mëngjesit, duke sjellë përmbytje të rënda në pjesën veriore të ishullit vullkanik në Detin Tirren, rreth 30 kilometra nga Napoli.
Si pasojë disa shtëpi u dëmtuan rëndë dhe dhjetëra makina përfunduan përmbys në breg të detit. Në shumicën e shtëpive në zonë, uji ka prekur katet e para.
Kryeministrja Giorgia Meloni tha se ishte në kontakt të ngushtë me ministrin e Mbrojtjes “për të ndjekur evolucionin e valës së motit të keq që ka goditur Ischia”.