image Rëndohet bilanci i COVID-19 në SHBA, mbi 1.400 të vdekur gjatë një dite

Botë

Rëndohet bilanci i COVID-19 në SHBA, mbi 1.400 të vdekur gjatë një dite

news image

1,453 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus gjatë të fundit në SHBA, bazuar në të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins”.

Numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 153,882. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga 27 maji, kur ishin regjistruar 1,484 të vdekur, shkruan “The Guardian”.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 66,986 raste të reja të infeksionit, kështu numri i përgjithshëm i të prekurve në shtetin më të goditur nga pandemia shkoi në mbi 4.58 milionë persona

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten bindshëm në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura nga pandemia. Në vendin e dytë është Brazili./Gazeta Sinjali/