Presidenti aktual i FC Prishtinës, Remzi Ejupi e ka konfirmuar kandidaturën e tij për president të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ai deklaroi se është duke punuar rreth një plani i cili fillimisht do t’u prezantohet klubeve, para kuvendit zgjedhor të FFK-së.
“Jemi duke punu nje plan me ekip ndërkombëtar. Do te prezantohet para klubeve. Do te mundohemi të vendosim kriteret, standardet, se kush ka të drejtë”, tha ndër tjera Ejupi në emisionin “Dueli Sportiv”.
Ejupi flitet se do të largohet nga pozita e presidentit të Prishtinës, por ende nuk ka asgjë zyrtare.