image Remi: Kurtin e kam pasur bashkëluftëtar në UÇK, në qeveri po u bën dëme veteranëve

Politikë

Remi: Kurtin e kam pasur bashkëluftëtar në UÇK, në qeveri po u bën dëme veteranëve

news image

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rrustem Mustafa i njohur si “Remi” ka folur për kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai ka qenë bashkëlufëtar i tij në UÇK.

Remi ka thënë se çdo bashkëpunëtor i Adem Demaçit është dhe veteran, duke e përfshirë edhe Kurtin.

”Lufta ka ndryshuar, zona e Llapit ka qenë ndryshe, ka qenë me sistem. Sektorët e stafit të përgjithshëm kanë kriju veteran, jo domosdo me pushkë me dorë. Secili njeri që ka punu në zyrën e Adem Demaçit është veteran”, ka thënë ai në Pressing të T7.

Por Remi e ka kritikuar Kurtin për qasjen ndaj veteranëve, duke thënë se Qeveria e tij ka krijuar distancë ndaj veteranit të UÇK-së.

”Edhe sot po ju them që Albin Kurtin e kam pasur bashkëlufëtar me ka shty me bë këtë çështje për me ofru më shumë qasjen e tij, e kam dit që vendit i duhet angazhim për të qenë afër me njëri tjetrin, për mos me kriju distanca, shihet që Qeveria ka kriju distanca me ushtarin  e UÇK-së”, ka thënë ai.

Po ashtu, ka deklaruar se askush nuk ka guxuar që veteranët t’i largojë nga Projektligji për Pagën Minimale, duke thënë se këtë nuk guxon ta bëjë as Kurti. 

/GazetaSinjali/