image Mustafa mbyll dëshminë në Hagë: E rëndë ndjesia të keni përballë bashkëluftëtarët me akuza aq të padrejta

Drejtësi

Mustafa mbyll dëshminë në Hagë: E rëndë ndjesia të keni përballë bashkëluftëtarët me akuza aq të padrejta

news image

Rrustem Mustafa i njohur ndryshe si Komandant Remi, ka njoftuar se ka përfunduar dëshminë e tij në Hagë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Mustafa e ka quajtur të “rëndë” ndjesinë që ketë përballë bashkluftarët me akuza aq të padrejta.

“Sapo përfundova dëshminë time në Hagë, e rëndë shumë e rëndë ndjesia të keni përballë bashkëluftarët me akuza aq të padrejta.

“Nuk ka relativizim të fajit, Ky relativizim sa i pamoralshëm po aq i palogjikshëm, përfundoi me një kategorizim absurd dhe cinik: ata që sulmonin, ata që masakronin, ata që zbatonin strategjinë e tokës së djegur, ata që e pastronin etnikisht një territor të huaj, ata që ishin në tokë të huaj”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Mustafa ndër të tjerash thekoi se ‘ata me po aq zell vazhdojnë ta zbulojnë fajin e të tjerëve, ndërkohë që nuk distancohen nga krimet që ka bërë një regjim’.

“Rrugën e relativizimit të fajit e ndjek politika serbe e mbështetur nga Rusia, madje edhe drejtuesit më të moderuar të partive politike dhe të shtetit”.

“Ata me po aq zell vazhdojnë ta zbulojnë fajin e të tjerëve, ndërkohë që nuk distancohen nga krimet që ka bërë një regjim, një shtet, njerëz konkretë në kohë dhe hapësirë të caktuar”.

“Asnjë shpifje kundër të tjerëve, veçmas UÇK-së, asnjë̈ imputim nuk mund ta zhbëjë katrahurën që shkaktoi politika kriminale e një regjimi, i cili duke indoktrinuar të tjerët e indoktrinoi veten, siç shihet, përjetësisht”.

/GazetaSinjali/