Partia në pushtet është duke përpjekur të ketë në kontroll të plotë Universitetin e Prishtinës. Ata që nuk po iu binden urdhrave të tyre po shkarkohen nga pozitat. Një vendim i tillë për shkarkim të rektorit të UP-së, Naser Sahiti, pritet të merret nesër. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci përmes anëtareve të Këshillit Drejtues po kërcënon me shkarkim rektorin i cili shpalosi sot para mediave shqetësimin e tij për ndërhyrje nga jashtë.
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës dhe anëtarët e emëruar nga Ministra e Arsimit kanë iniciuar shkarkimin e rektorit të UP-së, Naser Sahitit përmes një mbledhje që pritet të mbahet të premten.
Lidhur me iniciativën për shkarkimin e tij rektori ka bërë një deklarim publik.
Përpos që e quajti të jashtëligjshëm thirrjen e mbledhjes, Sahiti hedh dyshime për ndërhyrje direkte të ministres Arbërie Nagavci në vendimet brenda UP-së.
“Kjo mbledhje është caktu ne kundërshtim me statusin. Mbledhjet thirren nga kryesuesi në bashkëpunim me rektorin. Kjo nuk ka ndodh nuk me kanë kontatku as dakordu mu. Prandaj si e till mbledhja është kundërligjore. Ata e kanë kërkuar mbajtjen e rendin e ditës që len me kuptu që mund të jetë edhe marrja e vendimit për shkarkimin e rektorit”, ka thënë Sahiti.
Ai thotë se që nga vera ka pasur një tentim të ministres Nagavci për të ndërhyrë në zgjedhjen e Këshillit Drejtues duke e ndërlidhur atë me menaxhmentin.
“Njerëzit kur donë me kry veprime të caktuara mund të trillojnë. Ne kemi pas shenja qysh në prononcimin e ministres Nagavci verës kur ajo ka provu që këto zgjedhjet e këshillit drejtues që kanë ndodh ka tentu me i ndërlidh sikur edhe menaxhmenti është pjesë e atyre zgjedhjeve kur botërisht dihet se kush për kë ka qenë i disponimit me votu. Kjo ka qenë me qëllim që kur të fillojnë punët në shtator t’I kenë votat e nevojshme për shkarkimin e menaxhemtit duke u thirrur në vlerësimin e përformancës. Nga kjo mund të nxjerrën përfundimet se sa është ministra e involvuar. Ne i kemi qu mesazh të qartë, nuk do lejojmë ndërhyrje dhe do të parandalojmë abuzime të ndryshme. Avancime e punësime të ndryshme I kemi bërë të qarta se nuk do të ketë” tha ai të enjten para mediave.
Tutje, ai tregon se ministrja e ka refuzuar të takohet më të pas disa kërkesave. Një takim mes tyre e kanë pasur në shtator ku dhe ministra ka kundërshtuar të flas për çështjet e plagjiaturës.
“Kemi pas kontakte, pasi jemi kthy nga pushimet I kam shkru dy tri here. Në kemi lënë takime por për shkak të agjendës së ministres nuk kanë ndodh. Kemi arrit me pas një takim në shtator. Ministrja nuk ka tregu ndonjë interesim për çështjen e plagjirizmit. Ne nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë nëse ne kemi në hierarkinë më të lartë njerëz të cilët nuk e kanë pastruar vetë çështjen”, tha ai.
Sahiti tha se që në zgjedhjet e mbajtura në qershor për Këshillin Drejtues të UP-së është zgjedhur një kandidat, i cili ka plagjiaturë.
“Çështja e parë është me këshillin drejtues, si rezultat i atyre zgjedhjeve të Këshillit Drejtues është zgjidhur një kandidat që ka plagjiatë në punimin e tij të doktoratës. Ka qenë edhe një prononcim i ministres për këtë çështje ku ajo ka thënë se do të kërkoj nga Këshilli Drejtues qe këtë rast ta denoncoj në Këshill të Etikës, përkundër atij zotimi anëtarët nuk e kanë denoncuar rastin në Këshill të Etikës me arsyen se nuk kemi fakte”.
Rektori ka shtuar se UP-ja nuk ka pasur kurrë një përbërje të Këshillit Drejtues siç e ka tani, dhe se kjo paraqet një nga problematikat më të vështira të UP-së deri tani.
“Përbërja e Këshillit Drejtues le shumë për të dëshiruar. Kurrë njëherë një përbërje të tillë s’kemi pasur, prandaj çështja është shumë më dramatike se që ka pasur ndonjëherë UP-ja. Çështja e plagjiarizmit duhet të adresohet sepse ne kemi plane që këtë dukuri ta luftojmë në mënyrë sistematike. Ne nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë nëse ne kemi në hierarkinë më të lartë njerëz të cilët nuk e kanë pastruar vetë çështjen”, është shprehur Sahiti.
Këshillit Drejtues, si nga radhët e Universitetit të Prishtinës ashtu edhe ata të emëruar nga Ministria e Arsimit, kanë iniciuar shkarkimin e rektorit të UP-së, Naser Sahitit.
Rektori i Universitetit të Prishtinës (UP), Naser Sahiti, ka thënë se Këshilli Drejtues i UP-së ka paraparë për të premten një mbledhje, ku mund të merret vendimi për shkarkimin e tij nga pozita e rektorit.
Sahiti ka thënë të enjten në një konferencë për media se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit pasi konsideron se është thirrur në mënyrë të jashtëligjshme.
“Nesër në Këshillin Drejtues është paraparë raportimi i menaxhmenti të lartë, ajo mbledhje është caktuar në kundërshtim me statutin. Ky rend i ditës nuk është dakorduar me ne, si e tillë kjo është jo ligjore. Ata e kanë kërkuar mbajtjen e rendin e ditës që len me kuptu që mund të jetë edhe marrja e vendimit për shkarkimin e rektorit”, ka thënë Sahiti.
Rektori ka shtuar se UP-ja nuk ka pasur kurrë një përbërje të Këshillit Drejtues siç e ka tani, dhe se kjo paraqet një nga problematikat më të vështira të UP-së deri tani.
“Përbërja e Këshillit Drejtues le shumë për të dëshiruar. Kurrë njëherë një përbërje të tillë s’kemi pasur, prandaj çështja është shumë më problematike se që ka pasur ndonjëherë UP-ja. Çështja e plagjiarizmit duhet të adresohet sepse ne kemi plane që këtë dukuri ta luftojmë në mënyrë sistematike. Ne nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë nëse ne kemi në hierarkinë më të lartë njerëz të cilët nuk e kanë pastruar vetë çështjen”, është shprehur Sahiti.
Anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së kanë iniciuar shkarkimin e rektorit të UP-së, Naser Sahiti.
Lidhur me këtë veprim kanë reaguar të mërkurën 19 organizata të shoqërisë civile të cilat janë deklaruar se denoncojmë çdo tentativë të shkarkimit të zyrtarëve të institucioneve të arsimit të lartë pa u bazuar në gjetje reale të keqpërdorimeve të mundshme të tyre.
“Ndërkohë që jemi dëshmitarë se asnjë skandal nuk është raportuar që nga zgjedhja e prof. dr. Naser Sahitit në pozitën e rektorit. Përkundrazi, organizatat monitoruese të arsimit të lartë para pak kohësh kanë theksuar avancimin e transparencës në Universitetin e Prishtinës gjatë mandatit të tij. Po ashtu, organizatat monitoruese të UP-së kanë raportuar se në proceset e ndjeshme, si ato të avancimeve akademike, ka pasur meritokraci. Ne, organizatat e poshtëshënuara, e denoncojmë çdo tentativë të shkarkimit të zyrtarëve të institucioneve të arsimit të lartë pa u bazuar në gjetje reale të keqpërdorimeve të mundshme të tyre, si dhe pa e bërë të qartë se cilat janë ndryshimet që planifikohen të ndodhin”, thuhet në një reagim të tyre.