image Rekord rastesh me COVID-19, Rusia anulon kremtimet e fitores mbi nazizmin

Shëndetësi

Botë/ Rekord rastesh me COVID-19, Rusia anulon kremtimet e fitores mbi nazizmin

news image

Rusia regjistroi të premten një rekord për sa i takon personave të reja të prekur me koronavirus. Sikurse njoftuan autoritetet mëngjesin e sotëm 10,817 persona rezultuan pozitive ndaj COVID-19, që e çojnë totalin në mbarë vendin në 198,676.

Janë 104 viktimat e deklaruara vetëm gjatë orëve të natës, 1827 në total. Sot Moska feston 75-vjetorin e fitores ndaj nazisteve gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore por situata pandemike ka shtyrë të gjitha aktivitetet e planifikuara në Sheshin e Kuq.

Sipas presidentit, Vladimir Putin edhe pse festimet për këtë ditë kanë një rëndësi të madhe për vendin ato do të përbënin rrezik më të madh për popullin.

Ceremonia zyrtare nisi me vendosjen e kurorave me lule pranë monumentit të flakës së përjetshme jashtë mureve të Kremlinit dhe mbajtjen e fjalës së rastit, por pa praninë e popullit.

Ndërkohë, sipas ministrit të brendshëm rus, fishekzjarrët do të ndriçojnë qiellin në të gjithë vendin, teksa banoret do të jenë në izolim në banesat e tyre./Gazeta Sinjali/