image Rekord rastesh me COVID-19 në Slloveni

Evropë

Rekord rastesh me COVID-19 në Slloveni

news image

Numri i rasteve me COVID-19 është rritur ndjeshëm në Slloveni, ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 108 raste të reja. Ky është një rekord ditor që prej fillimit të pandemisë në muajin mars.

“Për herë të parë bilanci ditor i infektimeve me COVID-19 kalon shifrën 100”, njoftojnë mediat rajonale, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo rritje e rasteve me COVID-19 ka ardhur si pasojë e një rritjeje domethënëse të testimeve të kryera, që arritën dje një rekord prej 2 mijë e 758 testime.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 mbetet i pandryshuar, ndërkohë që numri total i infektimeve ka arritur në 3 mijë e 498, me gjithsej 701 raste aktive.

Ndërkohë në spital ndodhen 27 pacientë, pesë prej të cilëve janë në terapi intensive. /Gazeta Sinjali/