Italia sot ka shënuar 96 raste të vdekjeve si pasojë e koronavirusit, nga 118 një ditë më herët, njoftoi Ministria italiane e Shëndetësisë, derisa numri i të infektuarve brenda kësaj dite u rrit në, 21,049.
Numri i rasteve të reja në Itali u rrit për pothuajse dy të tretat vetëm të premten e 10 dhjetorit, në 20,497.
Ditë më parë në Itali filluan të zbatohen masat e reja më të ashpra për qytetarët e pavaksinuar, pas frikës se varianti i ri i koronavirusit, Omicron mund të rrisë numrin e të infektuarve.
Shumica e aktiviteteve publike për të pavaksinuarit janë të limituara që nga kjo javë./GazetaSinjali/