image Rekord i zi në Shqipëri, shënohen 694 raste të reja me COVID-19

Shqipëri

Rekord i zi në Shqipëri, shënohen 694 raste të reja me COVID-19

news image

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 694 qytetarë nga 2 mijë e 560 testime të kryera në total në Republikën e Shqipërisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë atje raportoi se kanë humbur jetën 6 qytetarë me këtë virus në spitalet COVID: mjeku 66 vjeçar Ilirjan Draçi, një 28 vjeçare, një 61 vjeçare, një 76 vjeçare, dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Elbasani.

Po ashtu janë shëruar 351 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 13 mijë e 804 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në tri spitalet COVID, po trajtohen 412 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët tre të intubuar. /Gazeta Sinjali/