Numri ditor i infektimeve të reja dhe viktimave arriti sërish shifra rekord në SHBA.
Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 247 e 403 infektime të reja dhe 3 e 656 të vdekur si pasojë e COVID-19, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins (JHU) të Baltimores.
Në total 16,9 milionë persona janë infektuar me COVID-19, përcjellë Gazeta Sinjali.
Që prej fillimit të pandemisë, më shumë se 307 e 500 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19. Në terma absolut, këto janë shufrat më të larta se pjesa tjetër e botës.