Sonte në Kosovë janë konfirmuar edhe 195 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), përmes një postimi në Facebook.
“ Sot më 06 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 429 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 195 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/