image Rekord i ri i rasteve të reja me koronavirus në Slloveni

Evropë

Rekord i ri i rasteve të reja me koronavirus në Slloveni

news image

Sllovenia ka raportuar 123 raste të reja me COVID-19 të mërkurën, pas testimit të 3 mijë e 123 mostrave.

Sipas autoriteteve, kjo është shifra më e lartë e rasteve ditore, që nga fillimi i pandemisë në këtë vend, në mes të marsit.

“Pamja epidemiologjike është shqetësuese. Të dhënat e sotme pasqyrojnë modelet matematikore, që parashikuan rritjen e infeksioneve”, tha zëdhënësi i Qeverisë sllovene, Jelko Kacin.

Qeveria njoftoi se do të paraqesë masa të reja kufizuese të enjten.

Ky vend me dy milionë banorë, ka regjistruar më pak se 4 mijë të infektuar në total dhe 135 viktima.

/Gazeta Sinjali/