Sllovenia ka raportuar 123 raste të reja me COVID-19 të mërkurën, pas testimit të 3 mijë e 123 mostrave.
Sipas autoriteteve, kjo është shifra më e lartë e rasteve ditore, që nga fillimi i pandemisë në këtë vend, në mes të marsit.
“Pamja epidemiologjike është shqetësuese. Të dhënat e sotme pasqyrojnë modelet matematikore, që parashikuan rritjen e infeksioneve”, tha zëdhënësi i Qeverisë sllovene, Jelko Kacin.
Qeveria njoftoi se do të paraqesë masa të reja kufizuese të enjten.
Ky vend me dy milionë banorë, ka regjistruar më pak se 4 mijë të infektuar në total dhe 135 viktima.